Si të parandalosh ndarjen? Mësoni si të negocioni në lidhjen tuaj – Ndani deyrat, bëni marrëveshje,
- ndihmeperburra
- Oct 4, 2021
- 1 min read

Si të parandalosh ndarjen?
Mësoni si të negocioni në lidhjen tuaj – Ndani deyrat, bëni marrëveshje, caktoni afate dhe respektojini ato; ndërtoni besimin në marrëdhënie dhe mësoni të punoni me durimin.
Mos luftoni pisët – Kur gjërat nxehen, mendoni 2 herë para se të thoni atë që mendoni. Mos thoni gjëra që mund dhe do përdoren një ditë kundër teje. Silluni dhe flisni qetë dhe civilë, e sidomos produktivë.
Shmangni fjalën "ndarje” – Nëse nuk e ke vërtet seriozisht dëshirën për t'u ndarë, mos e thuaj atë.
Kaloni kohë cilësore së bashku – Me kohë lidhja transformohet nga diçka e përbashkët dhe e pëlqyeshme tek njëri –tjetri, në një marrëdhënie pune që përfshin rritjen e fëmijëve dhe angari të ndryshme shtëpiake. Partnerët humbasin identitetin e tyre si mashkull e femër dhe konsumohen duke qenë prindër. Përpiquni të dilni vetëm ju si çift dhe largohuni për fundjavë së bashku sa më shpesh. Mbani në minimum bisedat për fëmijët dhe përqendrohuni në interesat tuaja individuale.
Jini realistë – Mos e krahasoni marrëdhënien tuaj me çka del në mediat sociale.; jeta e tyre nuk është aq e përsosur sa shitet.
Zgjidhni betejat tuaja dhe pastaj lërini gjërat e vogla të shkojnë.
Nëse mund të mësoni të rriteni së bashku, jo të ndarë, ju rrisni gjasat për të qënë të lumtur!
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments