Si të rindërtosh vetëvlerësimin pas ndarjes nga një manipulator
- ndihmeperburra
- May 29, 2019
- 2 min read
Si të rindër
tosh vetëvlerësimin pas ndarjes nga një manipulator
Nëse ke kaluar një lidhje ose martesë me një manipulator emocional, tani ndoshta fajëson veten - për çdo gjë. Prandaj duhet të thyesh ciklin e tërheqjes jofunksionale dhe të njohësh vlerën tënde të vërtetë.
Manipuluesit emocionalë zgjedhin viktima që janë inteligjentë, që duan të kënaqin tjetrin dhe ta ndihmojnë atë. Ndoshta edhe ti ke qenë i tërhequr nga ideja se mund të ishe në shërbim të ish-it në një farë mënyre. Prandaj krijo një listë të sjelljeve që nuk do të tolerosh më në të ardhmen.
Lexo dhe dëgjo fjalët e ish-it si të drejtuara për veten e tyre. Kuptimi i deklaratave të tyre më të këqija për ju, si deklarata për veten e tyre, do të të ndihmojë të lirohesh nga fajësia që ke përvetësuar. Shqyrto nga afër rrjetin tënd shoqëror. Hidhi një sy të mirë për të parë se kush tjetër të trajton në një mënyrë të ngjashme dhe nëse po, zvogëlo ose të ndërprit lidhjet me këta njerëz. Mbaj shënim arritjet e tua të përditshme. Vendos në një kohë të caktuar të ditës për t'u ulur dhe për të kujtuar veten se çfarë ke arritur atë ditë. Kontrollo ndjesitë e fajit dhe turpit. Nganjëherë zhytemi thellë për atë që kemi bërë keq, që nuk kishim të drejtë apo nëse do kishim bërë atë që na kishte thënë ish-i. Mbyll menjëherë mendimin dhe zgjidh një temë të re, produktive për të zhvendosur mendjen tuaj. Gjej një kauzë apo okupim që vërtet ka nevojë për ty, që të kanalizosh nevojën për të qenë në shërbim në një mënyrë të shëndetshme. Pastaj shiko për të ndërtuar një lidhje të re bazuar në respekt dhe shërbim të ndërsjellë, dhe jo më ti si dhënës dhe partneri yt si marrës - Arianna Jeret
Comments