Si të shmangim një pandemi të shëndetit mendor. Çfarë mund të bëni për të ndihmuar.
- ndihmeperburra
- Oct 29, 2020
- 2 min read
Si të shmangim një pandemi të shëndetit mendor. Çfarë mund të bëni për të ndihmuar.
Sado sfiduese është sfida mjekësore e Covid-19, një sfidë edhe më e madhe po vjen, me të cilën do të përballemi së shpejti nëse nuk ndërmarrim ndonjë veprim tani. Ne jemi në mes të një pandemie të mundshme ankthi dhe depresioni pasi pandemia Covid-19 po përkeqëson këto probleme.
Si të merremi me efektet e menjëhershme dhe afatgjata të ankthit, depresionit dhe çrregullimeve të stresit post-traumatik? Jemi përqendruar te mbajtja e maskave mbrojtëse dhe distancës sociale, por çfarë po bëjmë për të ndihmuar njerëzit të merren me sfidat emocionale e psiqike me të cilat duhet të përballen çdo ditë?
Shëndeti mendor shihet si më pak i rëndësishëm sesa shëndeti fizik, por s’mund t'i ndajmë njërin nga tjetri. Kur je sëmurë fizikisht, je gjithashtu i shqetësuar dhe i dëshpëruar. Dhe kur ke ankth, depresion dhe stres, kjo ndikon në shëndetin tënd fizik.
Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo foli për rëndësinë e shërbimeve të shëndetit mendor. "Askush nuk po flet për këtë. Ne të gjithë jemi të shqetësuar për nevojën e menjëhershme kritike, jetën dhe vdekjen, por mos nënvlerësoni traumën emocionale që po ndiejnë njerëzit dhe çështjet e shëndetit emocional e mendor”.
Distancimi social që po kërkohet për të ngadalësuar përhapjen e virusit, mund të komplikojë dhe përkeqësojë disa sëmundje mendore, përfshirë ankthin dhe depresionin. Po shohim rritje të numrit të njerëzve me nervozizëm dhe zemërim. Duket se ka rritje të stresit në marrëdhënie që mund të çojë në dhunë në familje. Të gjitha bashkë mund të jetë edhe më stresuese.
Izolimi social gjeneron përshkallëzim të sëmundjes mendore sa frika nga vetë virusi. Studiuesit kanë vërejtur se sistemi imunitar i një personi të vetmuar reagon ndryshe në luftimin e viruseve, duke e bërë më të prirur të zhvillojë sëmundje.
Ne mund të jemi duke u distancuar fizikisht, por nuk duhet të distancohemi shoqërisht. Kontaktoni dikë, sidomos nëse ndiheni të stresuar dhe depresionuar ose keni ndonjë vështirësi. Nëse ndiheni mirë, kontaktoni të tjerët që ndoshta po kalojnë kohë më të vështirë. Jemi të gjithë në këtë së bashku dhe duhet të qëndrojmë të lidhur.
Comments