Sot është 19 nëntori, dita ndërkombëtare e meshkujve, e cila festohet në mbi 80 shtete. Çdo ditë:
- ndihmeperburra
- Nov 19, 2020
- 1 min read
Sot është 19 nëntori, dita ndërkombëtare e meshkujve, e cila festohet në mbi 80 shtete. Çdo ditë: më shumë meshkuj se femra tentojnë ose kryejnë vetëvrasje; më shumë meshkuj vdesin nga kanceri i prostatës se femra nga kanceri i gjirit; më shumë meshkuj janë endacakë e të pastrehë se femra; më shumë meshkuj se femra aksidentohen dhe vdesin në punë; më shumë meshkuj se femra janë viktima të krimit; meshkujt rrojnë më pak se femrat; pas divorcit, shumica e baballarëve ndahen padrejtësisht për së gjalli nga fëmijët e tyre. Sipas CBC News, jetëgjatësia e meshkujve u shkurtua për të tretin vit rradhazi. Po në Shqipëri, sa po shkurtohet jetëgjatësia e meshkujve? Duke shprehur përkrahjen për të gjithë ata që po përpiqen të shpëtojnë apo shërohen nga gjërat për të cilat nuk flasin, të festojmë me krenari ditën e meshkujve!
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! #InternationalMensDay #DitaNderkombetareeMeshkujve #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim
Comments