top of page

Sot është Dita Botërore e Shëndetit Mendor 🌍

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 10, 2023
  • 1 min read

Qëllimi i kësaj dite nuk është vetëm ndërgjegjësimi i secilit për sfidat me të cilat përballen njerëzit, por dhe rritja e përpjekjeve për ta bërë botën një vend më të mirë

Është turp që në vitin 2023 vazhdon stigma rreth çështjeve të shëndetit mendor

Të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për rritjen e ndërgjegjësimit për çështjet e shëndetit mendor, për dhënien e ndihmës së duhur dhe ta bëjmë botën një vend ku shëndeti mendor i secilit mbrohet dhe promovohet

Njerëzimi sot nuk po vuan më për bukë, por për trutë e kokës

Përherë e më shumë njerëz po përjetojnë probleme të shëndetit mendor, po tentojnë vetëvrasje, po vuajnë depression, nuk po marrin trajtim, stigma e shëndetit mendor po i dëmton punën dhe jetën

Flisni me familjarët e miqtë dhe sigurohuni që gjithçka është në rregull!


Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page