Sot është dita e ndërgjegjësimit për tjetërsimin prindëror (Parental Alienation). Kjo foto e babait
- ndihmeperburra
- Apr 25, 2021
- 1 min read

Sot është dita e ndërgjegjësimit për tjetërsimin prindëror (Parental Alienation). Kjo foto e babait duke fjetur në dysheme në spital po shton reflektimin mbi prindërimin e barabartë:
Nëna e dy fëmijëve postoi në Fb foton e burrit të vet, pasi çuan fëmijën e tyre në urgjencën e spitalit. "E postova foton nga thellësia e zemrës, se e di që nuk i them mjaftueshëm sa fenomenal është si burrë dhe si baba," tha Sara Duncan për "Good Morning America".
Joe Duncan, burri, punon teknik çimentoje dhe sa kishte mbaruar turnin 12 orësh atë mbrëmje, e do kthehej në punë në mëngjes, kshuqë veshi rroba të pastra e i çoi me makinë në spital, edhe pse i rraskapitur.
Ndërsa fëmija merrte trajtim në urgjencë, kur Sara vështroi përtokë, pa burrin Joe duke dremitur përtokë me kokën në sexholinon e fëmijës.
"Po e shikoja duke menduar sa mirënjohëse jam për të dhe se nuk do të doja ta bëja këtë jetë pa të," tha Sara duke kapur momentin në foto. “Faleminderit për gjithçka që bën për ne Babi! Të duam shumë!"
"Prindërimi është vërtet i vështirë," shtoi ajo. "S’mund ta imagjinoj ta bëj vetëm. Kam një burrë që më ndihmon në pazare, gatim, pastrim, pampers dhe banjë, dhe jam ende e rraskapitur".
"Shikoni për këtë te burri juaj dhe vlerësojeni atë", tha Sara. "Të gjithë e meritojnë atë". #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments