Stresi i ndarjes. Çiftet që janë në proces ndarje, e kanë të vështirë të shprehin gjendjen e tyre
- ndihmeperburra
- May 21, 2019
- 1 min read
Stresi i n
darjes
Çiftet që janë në proces ndarje, e kanë të vështirë të shprehin gjendjen e tyre mendore dhe emocionale, sepse gjyqi dhe zyra e avokatit përjetohet si një sallë operacioni kirurgjikal. Këta persona kanë nevojë për një rrjet mbështetjeje më të gjerë që përfshin rrethin familjar, miqësor dhe mbi të gjitha profesionistë për t’i ndihmuar të tejkalojnë këtë periudhë të vështirë.
Ndarja dhe divorci prek jo vetëm bashkëshortët, por edhe fëmijët, çka bën që familja të shoqërohet përgjatë gjithë procesit të divorcit me qëllim që të minimizohen efektet negative afatgjatë të ndarjes.
Pas ndarjes, ish-i mund të kthehet në person abuziv dhe ju duhet të gjeni mekanizmat për të mbështetur veten dhe fëmijët, sepse sh-i nuk dëshiron vërtet të jetë prind, por vetëm të duket i/e tillë. Dhe ti do vazhdosh të vuash nëse prekesh nga fjalët dhe sjelljet e ish-it, prandaj ulu, shikoji gjërat me logjikë të ftohtë, merr frymë, qetësohu dhe lere të kalojë.
Comments