Tentativën për vetëvrasje shteti e trajton me arrest për 3 vepra penale:
- ndihmeperburra
- Sep 22, 2020
- 1 min read
entativën për vetëvrasje shteti e trajton me arrest për 3 vepra penale:
Arrestohet pas 5 orë negociatash 31-vjeçari, kërcënoi se do vetëvritej me kallashnikov në shtëpinë e vjehrrit.
Ngjarja ndodhi në fshatin Zhupan të Fierit. Prindërit e tij thanë për Report Tv se djali i tyre bëri këtë gjest të gabuar pasi bashkëshortja e tij i kishte marrë vajzën dhe kishte ikur te shtëpia e prindërve të saj e nuk e lejonte atë ta takonte fëmijën e tij.
Policia bindi 31-vjeçarin të dorëzohej pas 5 orë negociatash të mos vriste veten me kallashnikov, e arreston për 3 vepra penale "Armëmbajtje pa leje", "Kundërshtim i punonjësit të policisë" dhe "Dhunë në familje".
I ati i 31-vjeçarit pas takimit me të birin: Nuk flet dot është në depresion, s'më tha asnjë fjalë.
Prindërit për Report Tv: Djali donte të shihte vajzën, që ia mori nusja! Ajo fliste prej kohësh me dikë në telefon, çka mund të jetë shkak edhe i gjestit ekstrem të Eltonit.
Sipas prindërve të 31-vjeçarit, shkak i ngjarjes së djeshme ka qenë xhelozia dhe kërkesa për ndarje nga ana e bashkëshortes, e cila nuk lejonte që ai të shinte vajzën e vogël. I ati i 31-vjeçarit, shtoi se djali nuk kishte armë dhe se atë e kishte blerë dhe në gjendje depresive kishte shkuar te shtëpia e vjehrrit të vet dhe kërcënonte se do të vriste veten nëse nuk e lejonin të shinte vajzën.
https://shqiptarja.com/lajm/fier-pas-5-ore-negociatash-dorezohet-31vjecari-elton-meta-kercenoi-se-do-vriste-veten-me-automatik-ne-oborrin-e-shtepise-se-vjehrrit?fbclid=IwAR28mBZa76MJEavGVjkn8dxo0lZa9kmeWdbtjWviVidoekmwWxNHB38TTSY
Comments