top of page

Tesla pritet të zbulojë robotin e saj humanoid ‘Optimus’ këto ditë. Çfarë duhet të presim?

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Sep 25, 2022
  • 1 min read

Tesla pritet të zbulojë robotin e saj humanoid ‘Optimus’ këto ditë. Çfarë duhet të presim?

Elon Musk tha në një fjalim TED se robotët humanoid mund të zëvendësojnë punët e mërzitshme, të përsëritura në fabrikë si dhe mund të përdoren në shtëpi, për të gatuar, kositur barin e madje duke u bërë një "shok a shoqe" apo partner/e seksuale.

Prototipi pritet të zbulohet më 30 shtator në eventin e kompanisë për Ditën e AI. Emri i tij, Optimus, lidhet me liderin e fuqishëm të Autobots në serinë Transformers.

Sipas njoftimeve të fundit të Tesla-s, kompania planifikon të zhvillojë dhe prodhojë mijëra robotë humanoidë – eventualisht miliona – në të gjithë botën në të ardhmen.

Prototipi do të jetë rreth 1.73 metra i gjatë, pritet të peshojë 57 kg dhe prodhimi pritet të fillojë vitin e ardhshëm.

Musk tha se ishte e rëndësishme që roboti të mos ishte "super i shtrenjtë".

Ai ka parashikuar se biznesi i robotëve mund të vlejë më shumë se të ardhurat që Tesla bën nga makinat e saj elektrike.

Prodhuesit e tjerë të automobilave si Honda ose njësia Boston Dynamics e Hyundai kanë zhvilluar robotikë humanoidë për dekada.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page