top of page

Tetë zakone që rrisin jetëgjatësinë me 24 vjet, sipas studimit të ri me 700 mijë veteranë amerikanë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 1, 2023
  • 1 min read

Tetë zakone që rrisin jetëgjatësinë me 24 vjet, sipas studimit të ri me 700 mijë veteranë amerikanë të moshës 40-99 vjeç

Aktiviteti fizik, jo drogë, jo duhan, menaxhimi i stresit, ushqimi i mirë, alkooli në minimum, gjumë i rregullt dhe marrëdhënie pozitive shoqërore deri në moshën e mesme të shtojnë 24 vjet jetë për burrat dhe 21 për gratë

Aktiviteti i ulët fizik, përdorimi i drogës dhe pirja e duhanit kanë ndikimin më të madh negativ në jetëgjatësi, duke rritur rrezikun e vdekjes me 30-45%

Stresi, alkooli i tepërt, dieta e varfër dhe gjumi i keq ndikojnë secila me rritje 20% të rrezikut të vdekjes

Mungesa e marrëdhënieve pozitive shoqërore rrit me 5% rrezikun e vdekjes

Studimi sugjeron se adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm është i rëndësishëm si për shëndetin publik ashtu edhe për mirëqenien personale. Sa më herët, aq më mirë, por kurdoherë është i dobishëm

Gjetjet përputhen me një numër në rritje kërkimesh që mbështesin rolin e faktorëve të stilit të jetesës në parandalimin e sëmundjeve kronike dhe promovimin e plakjes së shëndetshme

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page