Ti nuk do, apo jo? Se ke tmerr nga ç’mund të thuash – Good Will Hunting
- ndihmeperburra
- Feb 25, 2024
- 2 min read

Je thjesht kalama, s’ia ke idenë për ç’flet, s’ke dalë kurrë nga qyteti
Me të pyet për art, me siguri do më portretizosh çdo libër arti
Mikelanxhelo, di goxha për të, jeta, puna, politika, Papa
Por vë bast që s’e di ç’erë ka Kapela Sistine, s’ke qënë kurrë aty të ngresh kokën ta shohësh bukurinë e saj
Me të pyet për femra, me gjasë do më thuash një shkrim të preferuar
Ndoshta ke bërë ca herë seks, por s’di të ma thuash si është të zgjohesh pranë një femre e të dihesh vërtetë i lumtur
Me të fol për luftën, me siguri do më citosh Shekspirin, apo jo? “Edhe njëherë te e çara, miq”
Por s’ke qënë asnjëherë në luftë, s’ke mbajtur kokën e shokut të ngushtë në prehër teksa nxjerr frymën e fundit duke të parë për ndihmë
Me të pyet për dashurinë, me gjasë do më recitosh një poezi
Por s’ke parë ndonjëherë një femër e të jesh ndier krejt i brishtë, të kesh njohur dikë që të të rrafshojë me të parë
Të ndihesh sikur Zoti ka zbritur një ëngjëll në tokë veç për ty, që mund të të shpëtojë nga thellësitë e ferrit
Dhe ti s’e di si është të jesh ëngjëlli i saj, të kesh përgjithmonë dashuri për të, përgjatë gjithshkaje, përgjatë kancerit
Apo të flesh në karrige 2 muaj rresht në spital duke i mbajtur dorën, se doktorët ta lexojnë në sy që orari i vizitave s’vlen për ty
Ti s’di ç’është humbja e vërtetë, se ajo ndodh veç kur do dikë më shumë se veten
Dyshoj se ke guxuar ndonjëherë të duash dikë aq shumë
Shoh te ty jo dikë inteligjent, të sigurt, por një kalama kryeneç frikacak
Askush s’mund të kuptojë thellësitë e tua
Ti je jetim, apo?
Mendon se e kuptoj sa e vështirë ka qënë jeta jote, si ndihesh, cili je, vetëm se kam lexuar Oliver Tuist? A të përmbledh kjo ty të gjithin?
S’mund të kuptoj për ty duke lexuar libra, por vetëm nëse do që të flasim për ty, kush je
Por ti nuk do, apo jo? Se ke tmerr nga ç’mund të thuash – Good Will Hunting
Komentarze