top of page

Tirana, qyteti me koston më të lartë të jetesës në Ballkan, dhe 1 nga 5 qytetet në botë me rritjen më të madhe për koston e jetesës

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 15, 2024
  • 1 min read



Sipas Mercer, Tirana u rendit në 5 qytetet me rritjen më të madhe në botë për koston e jetesës përgjatë vitit të fundit. 4 qytetet e tjera janë Kairo, Stambolli, Akra dhe Adis-Ababa

Forcimi i lekut ndaj Euros e ka shndërruar Tiranën si vendin me koston më të lartë të jetesës në Ballkan, sipas Mercer, agjencia e njohur amerikane e shërbimeve financiare. Tirana renditet në vend të 103-të në Indeksin e Kostove të Jetesës për vitin 2024, pra është ngjitur me 50 pozicione nga viti i kaluar, ku renditeshim në vend të 153-të

Beogradi renditet i dyti në rajon pas Tiranës, si qytet më i lirë, i pozicionuar në vend të 159-të; ndjek Shkupi në vend të 198-të dhe me kostot më të lira rezulton Sarajeva në vend të 203-të për vitin 2024

Renditja përfshin 226 qytete në mbarë botën dhe mat koston e jetesës të më shumë se 200 artikujve në çdo vend, duke përfshirë strehimin, transportin, ushqimin, veshjet, mallrat shtëpiake dhe argëtimin

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page