Tirana renditet e fundit në Europë sipas indeksit të Cilësisë së Jetës përpiluar nga Numbeo, duke lënë pas në listën totale me 75 qytete në Europë vetëm qytetin rus Novosibirsk
- ndihmeperburra
- Jul 30, 2024
- 1 min read

Tirana ka marrë një vlerësim total 98.5 pikë (sa më i ulët aq më keq). Elementi më negativ që penalizon kryeqytetin shqiptar është ndotja, që konsiderohet shumë e lartë
Kujdesi shëndetësor është një tjetër faktor negativ, duke e renditur Tiranën të fundit në Europë
Tirana renditet ndër qytetet ku shpenzohet më shumë kohë në trafik, në vendin e 11. Rekordin e mbajnë Moska, Londra, Parisi, Bukureshti, Budapesti
Çmimet e larta të pronave, në raport me të ardhurat janë një tjetër element që ul Tiranën në renditje, që vlerësohet e 13-a më e shtrenjta nga 72 qytete. Sipas fuqisë blerëse, një apartament në Tiranë kushton më shumë se në Mynih, Romë, Athinë, Londër, Vjenë, Berlin
Tirana renditet më mirë në kostot e jetesës, me indeksin e fuqisë blerëse që na vendos të dytin më të lirin pas Ukrainës
Që nga rishikimi i mesit të vitit 2024, Haga në Holandë është në krye të listës, me 224 pikë, e ndjekur nga Luksemburgu, Eindhoven, Amsterdam, Zyrih, Kopenhagen, Vjenë, Helsinki, Gjenevë, etj.
Comentarios