top of page

Tjetri s'kujton vitet e veprat tona pafund, por kujton çdo fjalë të ashpër të thënë nga ne në nxehje

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 20, 2023
  • 1 min read

Krijojmë marrëdhënie të bukura me partneren/in, prindërit, fëmijët, miqtë, me aq shumë kohë, energji e përpjekje, si lopa kovën me qumësht. Bëjmë gjithçka për ta, kujdesemi për ta dhe u ngrohim shpirtin pasi i duam nga zemra.

Pastaj një ditë, kur jemi keq ose të mërzitur, ose kur ata bëjnë ndonjë gabim, e humbasim durimin dhe u kthehemi atyre, ndonjëherë duke u thënë diçka që i lëndon keq. Një shkelm i vogël e kova plot qumësht u derdh.

Pas njëfarë kohe kthjellohemi, ndihemi keq, e madje kërkojmë thellësisht falje.

Megjithatë, ashtu si një tundje është e mjaftueshme për të derdhur kovën plot qumësht, një veprim ynë i gabuar e dërrmon marrëdhënien.

Tjetri nuk kujton vitet e veprat tona pafund, por kujton çdo fjalë të ashpër të thënë nga ne në nxehje e sipër.

Nëse mund të kontrollosh veten në ato sekonda, ke për të pasur gjithmonë marrëdhënie të shkëlqyer me të gjithë.

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page