top of page

Tjetërsimi prindëror (Parental alienation) u njoh zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 15, 2019
  • 1 min read

Tjetërsimi prindëror (Parental alienation) u njoh zyrtarisht nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH /WHO)

Organizata Botërore e Shëndetit pranoi dhe miratoi versionin aktual të Klasifikimit Statistikor Ndërkombëtar të Sëmundjeve dhe Problemeve të Shëndetit (ICD-11) i cili përmban brenda indeksit të termave edhe termin “tjetërsimi prindëror” me kodin QE.52 Problemi i marrëdhënies kujdestar-fëmijë.

Ky ndryshim hyn në fuqi nga 1 janari 2022.

ICD është themeli për identifikimin e tendencave dhe statistikave shëndetësore në nivel global, dhe standardi ndërkombëtar për raportimin e sëmundjeve dhe gjendjeve shëndetësore. Është standardi i klasifikimit diagnostik për të gjitha qëllimet klinike dhe kërkimore. ICD përcakton universin e sëmundjeve, çrregullimeve, dëmtimeve dhe kushteve të tjera shëndetësore të lidhura.

ICD gjithashtu përfsdhin faktorë që ndikojnë në shëndet, ose shkaqe të jashtme të vdekshmërisë dhe sëmundshmërisë, duke siguruar një pamje të plotë në çdo aspekt të jetës që mund të ndikojë në shëndet.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page