top of page

Tjetërsimi prindëror është një akt i pastër dhune psikologjike ndaj fëmijës

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jul 24
  • 2 min read

ree

Është koha ta quajmë me emrin që meriton: abuzim dhe keqtrajtim!

Ka fëmijë që gjatë një divorci përdoren si “armë” në duart e njërit prind, për t’i bërë dëm tjetrit. Në këtë proces, fëmija detyrohet të urrejë, të mohojë dhe të fshijë nga kujtesa një prind që dikur e ka dashur. Por kjo nuk ndodh natyrshëm. Është rezultat i një manipulimi sistematik dhe i një trysnie emocionale të vazhdueshme që deformon ndjenjën, perceptimin dhe shpirtin e një fëmije

Si psikologe me 21 vite përballje me këto situata, mund të them pa asnjë mëdyshje: Tjetërsimi është abuzimi më i egër emocional që i bëhet një fëmije. Është i heshtur, i padukshëm për syrin e jashtëm, por me pasoja afatgjata për personalitetin dhe shëndetin mendor të fëmijës. Dhe më e rëndë akoma është se tolerohet në heshtje

Nga përvoja ime, vetëm në 2 apo 3 raste janë marrë masa konkrete për ta ndaluar dhe për ta adresuar përtej sistemit gjyqësor civil gjatë një procedure zgjidhje martese. Në shumicën dërrmuese të rasteve, sistemi hesht

Nuk druhem ta them se dhe pas kaq shumë vitesh pune, këto janë rastet që më copëtojnë shpirtin dhe me prishin gjumin. Nuk mundem, dhe as nuk dua të jem e shkëputur emocionalisht. Sa herë dëgjoj një fëmijë që flet për një prind si për një armik, sepse kështu i është mësuar të mendojë, kuptoj se përballë kam një viktimë që është tradhtuar jo vetëm nga familja, por edhe nga sistemi që duhet ta mbrojë

Përse nuk zbatohet kurrë në këto raste neni 124/b i Kodit Penal? Pse nuk bëhet pjesë e gjykimeve prokuroria?

Po e them hapur: prindërit që ushtrojnë tjetërsim, duhet të përballen me ligjin!

Jo vetëm të paralajmërohen dhe t'u rekomandohet këshillim, por, nëse nuk zënë mend, të ndiqen penalisht. Dhe le të mendohen mirë para se të thonë për një fëmijë 5 vjeç: “Ky/kjo e urren të ëmën/të atin. Ja e shikon, s’do ta shohë me sy”!

Fëmijët kanë të drejtë të ndihen të lirë nga presioni, manipulimi, frika dhe të duan të dy prindërit

Ne kemi detyrimin ligjor, moral dhe profesional t’i mbrojmë nga çdo formë dhune, edhe nga ajo që vjen e veshur me kostum prindëror dhe është “e padukshme"

Valbona Treska

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page