top of page

Tre çelësat e lumturisë: Gjëra të thjeshta për të bërë, patur, pritur...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 12, 2022
  • 1 min read

Tre çelësat e lumturisë: Gjëra të thjeshta

Diçka për të bërë: Njerëzit janë krijuar për të punuar, luajtur, reflektuar, krijuar, prodhuar, studiuar, gatuar, treguar, për të lindur dhe rritur njerëz të mirë. Depresioni, frika dhe lëndimi na ngadalësojnë, madje edhe ndalojnë krejtësisht. Një çelës i lumturisë është të gjesh diçka për të bërë që të përshtatet dhe të kënaq. Nuk ka rëndësi ç’është, e madhe a e vogël. Diçka.

Dikë për ta dashur. Njerëzit janë krijuar për t'u lidhur, përkushtuar e çmuar. Nuk ka nevojë të jetë romancë. Dikush ose diçka, Përfshirë të huajt, kafshë shtëpiake ose personazh publik. Çelësi i dytë i lumturisë është të duash dikë.

Diçka për ta pritur. Mundësisht me padurim. Njerëzit mendojnë shumë për të ardhmen. Mund të jetë çdo gjë, e rëndësishme apo vogëlsirë që mezi e prisni derisa t’ju mbërrijë apo ta kryeni. Pastrimi i oborrit ose mbjellje vazosh, darkë me vajzën apo birrë me çunat. Çelësi i tretë është të imagjinoni diçka që vjen në të ardhmen. Thjesht diçka.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page