top of page

Trendi aktual tregon rënie të ndjeshme të dëshirës për martesë dhe për të pasur fëmijë,

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 2
  • 1 min read

që nxitet nga një kombinim faktorësh socialë, ekonomikë dhe kulturorë

Martesa nuk shihet më si rruga kryesore për marrëdhëniet romantike. Partneriteti afatgjatë, bashkëjetesa ose jetesa beqare konsiderohen sot alternativat përmbushëse. Martesa sot është opsionale, shpesh në moshë të vonë

Mosha mesatare e martesës është rritur ndjeshëm sot. Në vitet ‘70, 80% e njerëzve ishin martuar pa mbushur 30 vjeç, ndërsa sot, e njëjta përqindje arrihet në moshën 45 vjeç

Brezat sot i japin përparësi arsimit, karrierës dhe pavarësisë financiare, jo martesës. Mbi gjysma e njerëzve 18-34 vjeç sot e konsiderojnë martesën dhe fëmijët "jo shumë të rëndësishme". Përqindja e të rriturve që jetojnë pa fëmijë është rritur mbi 70%. Sot 44% e të rriturve 18-49 vjeç pa fëmijë thonë se ndoshta nuk do bëjnë fëmijë, nga 37% në vitin 2018

Arsyet për të mos dashur fëmijë janë të ndryshme. Mbi gjysma thjesht nuk duan fëmijë, ndërsa të tjerët përmenin kostot financiare apo arsye shëndeti

Kostoja e rritjes së fëmijëve veçse rritet, duke u bërë një pengesë e papërballueshme për shumë prindër që punojnë

Përtej kostove të drejtpërdrejta, kostot e mundësive (sakrificat e karrierës, ndryshimet e stilit të jetës) dekurajojnë shumë njerëz nga të pasurit fëmijë. Prindërimi shihet gjithnjë e më pak tërheqës, krahasuar me lirinë personale dhe karrierën

Sot martesa po zëvendësohet nga forma alternative të marrëdhënieve, ku pavarësia ekonomike dhe ambiciet e karrierës kanë përparësi, teksa kostot financiare dhe problemet mjekësore po tkurrin prindërimin

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page