top of page

Truri juaj do 1 orë punë dhe 10 minuta pushim për të kapërcyer lodhjen, sepse truri i njeriut funksi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Jan 17, 2021
  • 1 min read

Truri juaj do 1 orë punë dhe 10 minuta pushim për të kapërcyer lodhjen, sepse truri i njeriut funksionon me 1 vrull energjie të lartë të ndjekur nga 1 vrull me energji të ulët.

Prandaj, nëse doni vërtet të performoni sa më mirë, bëni seriozisht pushimet e duhura.

Sipas studimeve, truri gradualisht ndalon së përpunuari një pamje, tingull ose ndjenjë nëse ai stimul mbetet konstant me kalimin e kohës. Ju humbni vëmendjen, performanca juaj bie dhe memorja të lë.

Truri funksionon natyrshëm në vrull me energji të lartë (afërsisht një orë) si tip batice, e ndjekur nga vrull “zbatica” me energji të ulët (10-15 minuta).

“Shtyjeni veten përgjatë orëve të punës apo studimit dhe trurit tuaj fillon ikën “mbrapsh”. Idetë që rridhnin thahen dhe detyrat që ishit në gjendje ti kryenit shpejt bëhen jashtëzakonisht të vështira" thotë Minda Zetlin, bashkëautore e The Geek Gap.

Jepini përparësi pushimeve të trurit. Pushimet e shkurtra të trurit pas një pune apo studimi intensiv, rrisin vëmendjen, përqendrimin dhe memorjen.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page