Truri ynë po tkurret dhe po përkeqësohet para kohe
- ndihmeperburra
- Jul 2, 2023
- 1 min read

Provat lidhin stilet moderne të jetesës me atrofinë e trurit dhe demencën
Indigjenët e Bolivisë rrojnë të izoluar nga komoditetet moderne. Studiuesit kanë vërejtur se të moshuarit aty zhvillojnë shumë pak sëmundje nervore dhe të zemrës, çka spjegohet me efektet anësore të jetës modern
Me plakjen, truri i indigjenëve zvogëlohet në vëllim me 1.7% në dekadë, krahasuar me mbi 3% te njerëzit në Evropë dhe Amerikë. Sipas Akademisë së Shkencave, kaloritë e tepërta dhe aktiviteti i pamjaftueshëm fizik në shoqëritë moderne përshpejtojnë atrofinë e trurit
Evolucioni i njeriut rezultoi në përmirësimin e shëndetit, mirëqenies dhe sukses më të lartë riprodhues. Me modernizimin, ekuilibri mes të ngrënit dhe ushtrimeve u prish, ndaj s’ka më plakje të shëndetshme
Ekuilibri mes të ngrënit dhe ushtrimeve ngadalëson plakjen, zvogëlon rrezikun e demencës dhe sëmundjeve kronike dhe zgjat jetën aktive #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #baballare #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments