Të bësh gjëra të vështira të bën më të mençur, thotë Neuroshkenca
- ndihmeperburra
- 1 hour ago
- 1 min read

Do doje të ishe më i zgjuar. Problemi është se mosha punon kundër nesh. Korteksi cerebral na hollohet me moshën, veçanërisht në lobin frontal, zona e trurit që përpunon kujtesën, emocionet, kontrollin e impulseve, zgjidhjen e problemeve, ndërveprimin shoqëror dhe funksionin motorik. Hollimi është i dukshëm dhe në lobin temporal, pjesa e trurit që na ndihmon të flasim, lexojmë, shkruajmë dhe lidhim fjalët me kuptim
Një studim i botuar në Journal of Epidemiology and Community Health zbuloi se 10 minuta ushtrime të vështira në ditë përmirësojnë kujtesën dhe aftësitë njohëse, pasi ushtrimet rrisin madhësinë e hipokampusit, edhe në të 60-at dhe 70-at
Në një studim të botuar në Proceedings of the National Academy of Sciences, studiuesit panë se taksistët në Londër kishin hipokampe më të mëdha se mesatarja, sepse hipokampet e tyre ishin rritur me kalimin e kohës duke mësuar përmendësh gjithë rrugët e Londrës
Ajo që ka rëndësi është përpjekja e vazhdueshme, puna e vështirë, shtyrja e fortë. Kërkimi i vazhdueshëm për t'u përmirësuar. Bëje këtë dhe do fitosh njohuri dhe aftësi
Përpjekja e vazhdueshme do forcojë lidhjet nervore, do krijojë rrugë të reja dhe do rrisë madhësinë e trurit tënd
Zgjidh diçka që dëshiron ta bësh mirë. Përpiqu shumë që ta bësh mirë. Mjeshtërohu dhe do fitosh aftësi e do përmirësosh trutë e tua
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments