top of page

Të dashur Ma dhe Ba, e di që jeni të lënduar, edhe unë jam. Vazhdoj e ndiej tensionin, frikën dhe t

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Apr 23, 2021
  • 2 min read

Të dashur Ma dhe Ba,

E di që jeni të lënduar, edhe unë jam. Vazhdoj e ndiej tensionin, frikën dhe tronditjen tuaj. Edhe pse jam e vogël e s’e shpreh dot me fjalë ç’po ndodh në jetët tona, e ndiej akoma ndikimin. Zemra më thyhet sa herë që duhet të heq dorë nga një prind. Ndjesia e sigurisë më humb.

Lutem mos e merrni të mirëqënë që jam elastik, që jeta ime do jetë si më parë e do vazhdoj të ndiej njësoj dashuri nga ju të dy. Jam njeri si ju. Nevojat e mia janë si tuajat. Kam nevojë për dashuri, kujdes, strehë, stabilitet, konsistencë, ndjenja, mirëkuptim, durim, e sidomos që më duan. Kur ziheni për mua ose më vini në mes të sherrit, më jepni mesazhin që kush do fitojë ka më rëndësi se sa jeta ime. Po më mësoni që më mirë të kesh të drejtë se të të duan. Po më mësoni që kam ardhur nga një njeri që është i padashur dhe gabim e ndoshta dhe unë jam cazë gabim. Kur fusni lëndimin tuaj në zemrën time, po fusni dhimbje të rrituri e po më hiqni fëmijërinë. Po më zhvishni besimin se dashuria është e pakushtëzuar e po më jepni mesazhin që duhet të bëhem i fortë e mos të dua se do lëndohem e nuk do e marr dot veten.

Mund të mos e kuptoni këtë sot, e jam aq i vogël sa s’mendoni për të ardhmen time, por po më ekspozoni ndaj rrezikut që edhe unë të divorcohem. Ndonjëherë rrezikoni sigurinë time për të mbushur një boshllëk në zemrën tuaj. Siguria ime është detyra juaj. Pa ju e mbrojtjen tuaj unë jam zbuluar para botës. Kjo do më sjellë frikëra irracionale, se do jem shumicën e jetës time në gjendje “lufto ose fluturo”.

Një ditë, kjo tronditje do më davaritet, por si zgjodhët të më prindëroni përgjatë kësaj krize s’ka për tu davaritur kurrë. Ose do ndiej vetëmohimin, suportin dhe mbrojtjen tuaj, ose do kem një plagë në zemër me mesazhin “Gjërat e mira u ndodhin njerëzve të mirë. Unë i bie të jem i keq”.

ree

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page