Të dish para çiftimit
- ndihmeperburra

- Nov 10
- 1 min read

Të jetosh me dikë, ka dhe bezdi. S’mund ta ndryshoni njëri-tjetrin. Ndaj zgjidh dikë me të meta që mund t’ia durosh
Të tutë nuk do ta pëlqejnë. Të tijtë nuk do të të pëlqejnë. Pranojeni dhe ecni përpara. Ata mbajini larg
Seksi është i mirë, por do zbehet. Njerëzit janë të mërzitshëm dhe hormonalë. Mos u lidhni për seks
Jeta personale ndikon punën. Gjej dikë që të mbështet karrierën
Lekët janë të rëndësishme. Është më e lehtë nëse të dy jeni të pavarur financiarisht
Mos hyni në detajet e marrëdhënieve të kaluara. Mos e krahasoni me askënd tjetër. Nuk ka kthim pas
Robi duket kur gjërat shkojnë keq. Lidhu me një aleat ku mund të mbështetesh
Shoqëria dhe pasionet janë thelbësorë. Edhe në çift, është mirë të kesh një jetë të vogël si individ. Pak distancë, pak kohë për veten tënde ruan marrëdhënien
Komunikimi është çelësi. Bisedat kanë rëndësi
Po çiftosesh me njeri, jo robot. Nuk do pajtohet me çdo dëshirë tënden. Si njeri, nuk është perfekt, do ketë shumë mangësi e kufizime
Njerëzit ndryshojnë teksa plaken, fizikisht, mendërisht, emocionalisht. Është më mirë të plakesh me dikë që të pëlqen vërtet
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!



Comments