Të duash partnerin/partneren që ka nevojë për më shumë se sa ti mund të japësh
- ndihmeperburra
- May 1, 2019
- 1 min read
T
duash partnerin/partneren që ka nevojë për më shumë se sa ti mund të japësh
Siç përshkruhet nga Instituti Gottman, stili juaj i lidhjes ndikon 100% suksesin e marrëdhënies tuaj. Nëse partneri juaj nuk reagon në rolin e dhënësit të vëmendjes dhe kujdesit, ju krijoni një model lidhjeje të pasigurt, i cili manifestohet në tre mënyra kryesore.
Lidhje ankthi - zhvillohet kur partneri yt ka patur në fëmijërinë e vet prindër jokonsistent në reagimin dhe disponueshmërinë e tyre, duke ngatërruar fëmijën me konfuzion se çfarë duhet të presë. Si i rritur, partneri juaj ndonjëherë vepron si i kapur dhe e ka të vështirë të të besojë si partneren e vet.
Lidhje shmangëse - zhvillohet kur kur partneri yt ka patur në fëmijërinë e vet prindër neglizhent. Këta janë fëmijët që luajnë vetë dhe zhvillojnë besimin se askush nuk është atje për të përmbushur nevojat e tyre. Si të rritur, ata zakonisht etiketojnë veten si shumë të pavarur. Lidhje e çorganizuar - zhvillohet nga abuzimi, trauma ose kaosi në shtëpi. Një fëmijë mëson të ketë frikë nga prindi kujdestar dhe nuk ka asnjë bazë të vërtetë të sigurt. Për disa, stilet e lidhjes mund të konsiderohen gjendje, të cilat ndryshojnë në varësi të marrëdhënies në të cilën jeni. Mund të jeni përgjithësisht të shqetësuar me ankth në një marrëdhënie, por pastaj ju lidheni me dikë që është shumë më tepër në ankth dhe ju bëheni shmangësi, ose më mire akoma , partneri i sigurt.
Comments