top of page

Të mos ndahesh se s’ke lekë për gjykatën, por fëmijën kush do e mbajë?!

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 24, 2021
  • 2 min read


Të mos ndahesh se s’ke lekë për gjykatën, por fëmijën kush do e mbajë?!

Një burrë dhe një grua që thonë se nuk kanë para për t’u ndarë në gjykatë, përfunduan në polici jo për sherret me njëri- tjetrit. Por nga dashuria për djalin, fryt i një martese 10 vjeçare. Policia i tha jo zyrtarisht gazetasi.al se babai i djalit nuk e ka duruar dot faktin që ish-bashkëshortja e linte ndonjëherë vetëm të birin dhe ka kërkuar ndihmë nga uniformat blu që të këshillonin ish-partneren. Por njësoj ka vepruar edhe ish-gruaja, që insiston se ish-burri duhet të punojë e të mos merret me jetën e saj. Ndërkohë prej muajsh ata janë sjellë me fëmijën sikur në fuqi të kishte një vendim gjyqësor, bëjnë me dije burimet e policisë që shprehen të habitura me përpikmërinë që ka ndjekur secili prej tyre për mbajtjen e fëmijës, e njëkohësisht me vigjilencën e të atit që i biri të mos mbetej asnjëherë vetëm. “Jam në palestër dhe djalin e kam lënë vetëm në shtëpi”. Kjo fjali ka rezultuar mjaftueshëm si shkak për t’i hedhur benzinë zjarrit dhe të dërgojë në polici ish bashkëshortët. 40 vjeçari është mbrojtur nga akuzat e gruas duke rrëfyer në komisariatin nr.1 se prej muajsh sa herë e telefononte, ajo nuk ndodhej në banesë dhe përherë i tregonte se djalin e kishte lënë vetëm në shtëpi. Por gruaja nga ana e saj insiston se është kërcënuar nga ish bashkëshorti ndonëse ky i fundit kundërpërgjigjet se i biri është vetëm 9 vjeç dhe çdo herë ja kishte lënë si porosi “sa herë të dalësh sille djalin tek unë’. “Nga e hëna në të premte djali jeton tek e ëma, të shtunë të dielë e mbaj unë”- detajon në polici 40 vjeçari që shtjellon më tej për uniformat blu se ndarja e tyre ndodhi për shkaqe financiare. Policia thotë për gazetasi.al se nuk e ka vlerësuar ende se për çfarë vepre do ta referojë çështjen në prokurori, aq më tepër që sipas marrjes së dëshmive të mëtejshme është konstatuar që gjatë kohës që gruaja shkonte në punë për fëmijën çdo paradite kujdeset i ati. #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page