top of page

Të ngrënit vonë natën nuk të bën mirë. Prej kohësh thuhet mos ha natën se shton peshë. Por studimi

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Nov 6, 2022
  • 1 min read

Të ngrënit vonë natën nuk të bën mirë

Prej kohësh thuhet mos ha natën se shton peshë. Por studimi i fundit amerikan zbuloi se të ngrënit vonë jo vetëm që rriti ndjenjat subjektive të urisë të nesërmen, por rriti edhe raportin e hormoneve të "urisë" në gjak, si dhe shkaktoi ulje të numrit të kalorive të djegura ditën tjetër, ndërsa shkakton ndryshime molekulare që nxisin ruajtjen e yndyrës.

Së bashku, këto rezultate tregojnë se ngrënia e vonë çon në një sërë ndryshimesh fiziologjike dhe molekulare që, me kalimin e kohës, çojnë në shtim në peshë.

Koha e të ngrënit është e lidhur thelbësisht me ritmin cirkadian te njerëzit, pasi ne zakonisht flemë kur është errësirë dhe hamë kur është ditë.

Kur hamë vonë, kjo sfidon ritmin natyror cirkadian, duke shkaktuar ndërprerje në sinjalet e urisë së trupit dhe mënyrën se si ai përdor kaloritë dhe ruan yndyrën.

Studime të tjera kanë zbuluar se anashkalimi i mëngjesit, ngrënia vonë natën apo puna me turne ishin të lidhura me peshën më të lartë trupore dhe rrezikun më të madh të çrregullimeve metabolike (si p.sh. presioni i lartë i gjakut ose diabeti i tipit 2), ndërsa të ngrënit më herët gjatë ditës është më i dobishëm si për oreksin ashtu edhe për kontrollin e peshës trupore.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page