Të rinjtë shqiptarë kanë një dozë më të lartë pesimizmi për tu integruar në tregun e punës se femrat
- ndihmeperburra
- Sep 3, 2020
- 1 min read
Të rinjtë shqiptarë kanë një dozë më të lartë pesimizmi për tu integruar në tregun e punës në raport me femrat. Sipas të dhënave të INSTAT 18,7 për qind e meshkujve në moshën 15-29 vjeç nuk punojnë pasi mendojnë se nuk ka punë dhe se tregu nuk ofron zgjidhje për ta. Kjo kategori konsiderohen në statistikat e tregut te punës si të dekurajuar. Për femrat kjo përqindje është më e ulët, vetëm 7,7 për qind. Niveli i lartë i dekurajimit ndër të rinj është një tregues negativ për nivelin afatgjatë të papunësisë në vend, pasi kjo kategori me kohën humb aftësinë për tu integruar në tregun e punës. Shqipëria dhe Kosova kanë numrin më të lartë te të rinjve 15-24 vjeç, që nuk janë as në punë e as në shkollë. Në Shqipëri kjo përqindje ishte 26,6% dhe në Kosovë 33%. Në vendet e tjera të rajonit dhe BE, kjo përqindje është shumë më e ulët. Pjesëmarrja e forcës punëtore të të rinjve në Ballkanin Perëndimor është e ulët në raport me standardet europiane dhe mbeti pothuajse e pandryshuar vitet e fundit. Cilësia e dobët e arsimit, e cila nuk arrin të përmbushë kërkesat e tregjeve të punës, konsiderohet një nga shkaqet kryesore të shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor. https://www.monitor.al/te-rinjte-meshkuj-me-pesimiste-se-femrat-nuk-integrohen-ne-tregun-e-punes/
Comments