U barazuam, po tani? Për herë të parë, Shqipëria renditet e para në Ballkan për barazinë mes burrave dhe grave
- ndihmeperburra
- Aug 30, 2024
- 1 min read

Indeksi i forumit ekonomik botëror analizon 4 tregues: pjesëmarrje dhe shanse ekonomike, arritje arsimore, shëndet dhe fuqizim politik. Për barazinë gjinore Shqipëria është e para nder vendet europiane dhe lë pas vende më të zhvilluara
“A janë të barabartë burrat dhe gratë në Shqipëri? Po janë, nuk e di pse thuhet vazhdimisht që nuk janë. Unë jam ndjerë gjithmonë shumë mirë, madje në familjen time më shumë peshë i është dhënë gruas”
Sociologët thonë se shoqëria shqiptare është tashmë më e hapur, duke i dhënë gruas rëndësinë që dikur nuk e kishte në familje, qeverisje dhe sektorë të tjerë
“Nëse deri në pak dekada më parë gratë në pakicë arsimoheshin. Sot kemi parë qe ne shume institucione arsimore, pjesa dërrmuese janë gjinia femërore që e frekuentojnë më shumë”
Comments