Ujori
- ndihmeperburra

- Feb 22
- 1 min read

është ai që bota do ta tregojë me gisht derisa një ditë të gjithë do ta adhurojnë
Ujorit i duhet vetmi e qetësi për shëndet mendor e energjizim
Nuk është i ftohtë, por përzgjedhës
Për ujorin nuk je zgjedhje, por prioritet
Ujori ka 3 gjendje:
i qetë: Shumicën e kohës është i relaksuar, në botën e vet, do paqe, shijon gjërat, do komfortin dhe s’do ndryshimin
i papërtuari: Kur duhet të bëjë diçka, fokusohet maksimalisht, punon pafund, as ha as pi as fle, nuk dorëzohet derisa ia del, qëndrueshmëri, këmbëngulje dhe durim në ekstrem, perfeksionist
i nxehur: Shyqyr rrallë; shquhet për durim, por jo pafund, pastaj kalon në drejtësi, ashpërsi, ftohtësi, logjikë, qetësohet vetëm kur e gjykon vetë
Ujori do paqe, punon shumë dhe qëndron fort, është i thjeshtë por i thellë, i butë por i paepur
Njihe që ti marrësh më të mirën, mos kalo cakun që mos hash bërdaf



Comments