top of page

Ukraina dënohet nga Gjykata e Strasburgut për tjetërsim prind-fëmijë

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 28, 2021
  • 1 min read

ree

Ukraina dënohet nga Gjykata e Strasburgut për tjetërsim prind-fëmijë

Pas Moldavisë dhe Italisë, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut ka nxjerrë tashmë vendimin e tretë për tjetërsimin prindëror brenda një periudhe të shkurtër kohore. Ukraina është dënuar për tjetërsim prind-fëmijë (VYKHOVANOK / UKRAINE (ankesa nr. 12962/19)).

Vendimi u bazua në rastin ku prindërit e vajzës, e cila ka lindur në vitin 2008, janë ndarë në vitin 2011. Në vitin 2013 nëna ka penguar kontaktin baba – vajzë. Në 7 vitet në vijim, u bënë përpjekje të përsëritura për të arritur akses, përfundimisht të pasuksesshme.

Gjykata konstatoi se autoritetet nuk kishin ndërmarrë hapa të mjaftueshëm për të adresuar tjetërsimin. Gjykata beson se veprimet e përmbaruesve nuk janë të mjaftueshme.

Ukrainës i mungon një kuadër ligjor dhe administrativ i zhvilluar dhe, mjetet e papërshtatshme për zbatimin e vendimeve gjyqësore në lidhje me fëmijët kanë çuar vazhdimisht në raste të tilla. Prandaj Ukraina u dënua për tjetërsim prind-fëmijë nga Strasburgu.

Me vendimin e saj, Gjykata e Drejtësisë, u kërkon shteteve të parandalojnë tjetërsimin prind-fëmijë me të gjitha mjetet e arsyeshme.

Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page