Unë dhe ish-i jemi zënë për çdo gjë, derisa erdhi koronavirusi.
- ndihmeperburra
- Mar 25, 2020
- 2 min read
Updated: Apr 8, 2020
Ndërsa lajmet për koronavirusin përkeqësoheshin gjithnjë e më shumë, unë fillova të shqetësohem: Si kujdesen prindërit e ndarë për veten dhe fëmijët? E ndërsa kaloja cikle ankthesh për sëmundje dhe karantinë, frika ime më e madhe ishte se si ish-burri im dhe unë do ta trajtonim këtë.
Ne kemi dy fëmijë 6 dhe 4 vjeç, dhe tërë kohës jemi zënë për pothuajse gjithçka, ndaj kisha frikë se do të gjendeshim në anë të ndryshme se si të trajtojmë virusin.
Nuk doja ti flisja, kështu që bëra të vetmen gjë të mundshme: bleva shumë pazare, ushqime, dezinfektantë dhe detergjentë.
Po sikur të sëmuresha? Pyesja veten: Si kujdesen prindërit e ndarë për veten dhe fëmijët?
I çava kokën familjes time me të gjitha shqetësimet e mia, por vendosa të mos flas me ish-in për këtë. Kisha frikë se nëse do të përpiqesha t'i flisja për rregulla ose sugjerime, mund të plaste prapë sherri.
Derisa dikur filluam të komunikonim për situatën dhe unë u habita kur mësova se kishim arritur në të njëjtat përfundime në mënyrë të pavarur. Të dy kemi ndaluar udhëtimet, jemi mbyllur në shtëpi dhe ramë dakord që nëse njëri prej nesh zhvillon simptoma, ne do t'i tregojmë tjetrit.
Tani jemi në një mendje për rregullat për fëmijët sa i përket distancimit social. Nuk ka më dalje për të luajtur.
Pasi unë dhe fëmijët bëmë një program ditor për ditët e tyre në shtëpi, ia nisa me foto ish-it, duke e pyetur nëse i dukej ok edhe atij. Ai ra dakort. Uau.
Shumë prindër të ndarë nuk janë kaq me fat sa unë.
Shumë prej nesh shqetësohen se partneri aktual i ish-it mund të infektohet. Disa nuk e dinë nëse duhet t'i japin përparësi mbajtjes së fëmijëve të tyre të izoluar ose nevojës që ata ta takojnë prindin tjetër. Shumë përshkruajnë luftën me ish-ët e tyre për mënyrën se si duhet të sillen me fëmijët dhe thonë se ndjehen të pafuqishëm.
Unë dhe ish-i im shpresoj që ta përdorim këtë moment si një mundësi për ta përmirësuar pak qasjen tonë si prindër. Më duhet të filloj të besoj se babai i fëmijëve të mi do të marrë vendimin më të mirë që mundet. Ne kemi dy fëmijë të mrekullueshëm, të cilët kanë nevojë për të dy ne. Një pandemi nuk e ndryshon këtë; por e bën më të qartë. - Hanna Ingber
Comments