top of page

Vaji i ullirit dhe kanceri

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Dec 18, 2022
  • 1 min read

Vaji i ullirit dhe kanceri Kanceri është shkaku i dytë kryesor i vdekjeve në botë dhe dieta e shëndetshme është çelësi për ta parandaluar.

Vaji ekstra i virgjër i ullirit dihet që ul gjasat për kancer. Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit zbuloi se njerëzit që konsumojnë të paktën 1,5 lugë të vogël vaj ulliri në ditë kanë rrezik 17% më të ulët të vdekshmërisë nga kanceri.

Konsumimi i vajit të ullirit mbron trupin tone me disa përbërës:

Profili i acideve yndyrore Ndërsa yndyra shtazore rrit rrezikun e kancerit, vaji i ullirit përmban acide yndyrore të shëndetshme që ulin rrezikun e kancerit.

Vaji i ullirit ekstra i virgjër është i pasur me antioksidantë që parandalojnë dhe luftojnë kancerin pasi pastrojnë radikalet e lira në trup dhe i neutralizojnë ato.

Antioksidanti fenolik, oleokantali, që gjendet në vajin e ullirit ekstra të virgjër, është zbuluar se vret qelizat e kancerit.

Hidroksitirozoli, një përbërës tjetër antioksidant i gjetur në vajin e ullirit, redukton proliferimin e qelizave dhe shkakton vdekjen e qelizave kancerogjene.

Burimi më i mirë i polifenoleve të vajit të ullirit është vaji i ullirit ekstra i virgjër.

Sipas Dr. Vasilis Vasiliou nga Universiteti Yale, “Kur hani vaj ulliri që ka përmbajtje të lartë oleokantali, ju ndjeni pak djegie në fyt. Ndoshta mendoni se kjo është gjë e keqe, por është e kundërta - është oleokantali”.

Comentarios


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page