Varfëria e mësimit në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Europës e Azisë Qendrore, 14% nuk arrijnë
- ndihmeperburra
- Jul 31, 2021
- 1 min read

Varfëria e mësimit në Shqipëri, më e lartë se mesatarja e Europës e Azisë Qendrore, 14% nuk arrijnë nivelin minimal të aftësisë në fund të shkollës fillore
Shqipëria vuan nga varfëria në mësim; në raport me rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore, treguesi është 5.4% më i lartë.
Një përmbledhje e shkurtër e Bankës Botërore dhe Institutit të Statistikave e UNESCO, e publikuar në korrik, tregon se kur flasim për varfëri në mësim në Shqipëri, kemi parasysh se 17% e fëmijëve në moshën e vonë të fillores sot nuk janë të aftë të lexojnë, përshtatur kjo për fëmijët jashtë shkolle.
Dokumenti sjell në vëmendje se, varfëria në mësim është më e lartë për djemtë sesa për vajzat në Shqipëri.
“Ky rezultat vjen si efekt i kombinimit të dy faktorëve. Së pari, pjesa e fëmijëve jashtë shkollës është më e ulët për djemtë (2.4%) sesa për vajzat (3.5%). Së dyti, djemtë kanë më pak gjasa të arrijnë aftësinë minimale në fund të shkollës fillore (15.3%) sesa vajzat (13.2%) në Shqipëri. Shpenzimet e arsimit fillor për fëmijë të moshës së arsimit fillor në Shqipëri janë 43.1% më poshtë se mesatarja për rajonin e Europës dhe Azisë Qendrore” thuhet në raport.
Comments