Varësia dixhitale po na mbyt në dopaminë Rritja e niveleve të depresionit dhe ankthit, rezultat i t
- ndihmeperburra
- Sep 12, 2021
- 1 min read

Varësia dixhitale po na mbyt në dopaminë Rritja e niveleve të depresionit dhe ankthit, rezultat i trurit tonë që lidhet me neurotransmetuesin e kënaqësisë
20 vjet më parë, pacientit do i jepja ilaç kundër depresionit; sot i rekomandoj uljen e dopamineës, duke hequr dorë për 1 muaj nga gjithë ekranet, celular, tablet, TV, PS5, të gjitha – thotë Anna Lembke psikiatre e njohur amerikane.
Ajo fajëson nivelet e larta të dopaminës që truri ynë prodhon gjatë përdorimit të rrjeteve sociale, për nivelet alarmante të ankthit dhe depresionit.
Kënaqësia dhe dhimbja proçesohen në të njëjtën pjesë të trurit që vazhdimisht mundohet të mbajë nivelet e tyre në balancë. Sapo çlirohet hormoni i dopaminës, truri krijon balancë duke reduktuar numrin e receptorëve të dopaminës. Kjo bën që ne të mos ndihemi mirë pasi kemi çliruar shumë kënaqësi.
Kur kryejmë aktivitete normale, truri krijon balancën dhe ne nuk përjetojmë mërzi në nivele të larta. Ndërsa me rrjetet sociale, ne rikthehemi dhjetëra herë në ditë te burimi i kënaqësisë (Fb, Insta, TikTok, YouTube, lojra online, etj.) duke mbingarkuar trurin me dopaminë, pa arritur të krijojmë balancën e domosdoshme.
Prandaj në SHBA të rinjtë e moshës 18-29 vjeç kanë nivelin më të lartë të ankthit dhe depresionit ndërsa nivelet e ankthit dhe depresionit janë rritur me 63% që pas shpikjes së smartphonëve.
Comments