Vasily Arkhipov shpëtoi botën nga shuarja prej holokaustit bërthamor gjatë krizës së raketave kubane në vitin 1962
- ndihmeperburra

- 3 days ago
- 1 min read

Arkhipov ishte shef shtabi i një flotilje nëndetësesh sovjetike dhe ndodhej në bordin e nëndetëses B-59 si oficer ekzekutiv, kur anijet amerikane i gjuajtën me granata thellësie nëndetëses, e cila gati u mbyt
Kapiteni dhe komisari i nëndetëses besuan se lufta kishte filluar dhe donin të lëshonin torpedo bërthamore 10 kiloton kundër anijeve amerikane. Lëshimi kërkonte pëlqimin e të tre oficerëve të lartë, pra edhe të Arkhipovit
Arkhipov refuzoi dhe vendimi i tij parandaloi përdorimin e armëve bërthamore. Vendimi qe tejet i vështirë, në kushte tensioni ekstrem, por Vasily insistoi që në mungesë të një urdhëri direkt të Moskës, ata nuk mund të shuanin njerëzimin
Në vitin 2002, Thomas S. Blanton, drejtor i Arkivit të Sigurisë Kombëtare, tha: Arkhipov ishte "njeriu që shpëtoi botën"
Ish-Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së Robert McNamara tha në vitin 2002: "Ne erdhëm shumë, shumë afër [luftës bërthamore], më afër nga sa e dinim në atë kohë"
Historiani Arthur M. Schlesinger Jr., këshilltar i Presidentit Kennedy, shtoi: "Ky nuk ishte vetëm momenti më i rrezikshëm i Luftës së Ftohtë. Ishte momenti më i rrezikshëm në historinë e njerëzimit"



Comments