Vendosni fëmijët në qendër të planit të rimëkëmbjes. Pandemia po u dëmton shëndetin mendor
- ndihmeperburra
- Feb 27, 2021
- 1 min read
Vendosni fëmijët në qendër të planit të rimëkëmbjes. Pandemia po u dëmton shëndetin mendor
Ana Longfild, kryetare e Komisionit të Fëmijëve në Angli i bëri thirrje kryeministrit Boris Johnson që të vendosë fëmijët në ''qendër të skenës'' nëse pretendon të rimëkëmbë vendin. Sipas saj, fëmijët po humbasin shpresat për të ardhmen e tyre dhe e gjithë situata e shkaktuar nga përhapja e virusit Covid-19 po përkeqëson shëndetin e tyre mendor. Ana sugjeron që duhet të konsiderohet rikthimi i fëmijëve në shkolla. ''Ishte demoralizuese që kryeministri ynë hapi lokalet dhe la shkollat mbyllur. Me këtë ritëm, pas pak kohësh do të nevojiten 10 miliardë pound për kontrollet dhe kujdesin e shëndetit mendor tek fëmijët. Që unë mendoj që Boris nuk i ofron dot,''- u shpreh Longfild. Përfaqësuesi i Komitetit të Edukimit në Angli tha se situata momentale mund të rikthejë arsimin 10 vjet mbrapa. Korona po rrezikon përshtatjen e një brezi të tërë, që do ta kenë të vështirë të përshtaten më vonë me njëri-tjetrin. Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë! https://gazetasi.al/vendosni-femijet-ne-qender-te-planit.../ #NdihmePerMeshkuj #NdihmePerBurra #orientim #perfaqesim #keshillim #MenaxhimRasti #NdihmeJuridike #psikolog #divorc #coach #prinderim #StudioPsikologjike #ZhvillimPersonal
Comments