top of page

Vitin e kaluar, Kentucky (shtet ne Amerikë) miratoi “ligjin për prindërimin e përbashkët”

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Feb 20, 2020
  • 2 min read

Updated: Apr 11, 2020



i pari i plotë në SHBA, i cili u bë ligji më i njohur i vitit. Ligji përcakton që të dy prindërit kanë dhe ushtrojnë kohë dhe përgjegjësi të barabartë për kujdestarinë e fëmijëve nëse prindërit janë kujdestarë të përshtatshëm.

Rezultatet e ligjit janë spektakolare. Rastet përpara gjykatës familjare në Kentucky ishin vazhdimisht në rritje, gjë që pritet sepse popullsia e shtetit po rritet. Por, në fillim të korrikut 2017, kjo prirje u ndal papritmas dhe çështjet e gjykatës familjare filluan të bien. Pse? Korriku 2017 është data kur Kentucky zbatoi një version të pjesshëm të ligjit të prindërimit të përbashkët. Korrikun që shkoi, ligji i plotë për prindërimin e përbashkët në Kentucky hyri në fuqi dhe rastet përpara gjykatës familjare ranë më tej.

Popullsia e shtetit vazhdon të rritet dhe nuk pati ndryshime të tjera në ligjin e gjykatës familjare. Ligji i prindërimit të përbashkët është shpjegimi i VETËM dhe përfitimet e prej tij madje ishin të pritura.

Ligji për kujdestarinë e përbashkët po ndihmon Kentucky-n edhe në një mënyrë tjetër. Ndërsa prindërit padisin njëri-tjetrin më pak, shteti ka më pak raste për të trajtuar. Kjo u jep gjyqtarëve më shumë kohë të përqëndrohen në rastet më të vështira. Gjithashtu, taksapaguesit po paguajnë për më pak raste për të dalë në gjyq. Prindërit palë në gjyqe po paguajnë më rrallë dhe më pak tarifa të fryra avokatësh. Këto familje në tranzicion tani do të mbajnë më shumë para për veten e tyre gjatë ndryshimeve familjare. Këto para kthehen në ekonominë e shtetit në mënyra normale prodhuese në vend të tarifave gjyqësore dhe avokatore.

Tani shtrohet pyetja se cili shtet amerikan do të miratojë ligjin e prindërimit të përbashkët si ky në Kentucky, dhe do të përfitojë nga ulja e konflikteve në familje dhe çështjet gjyqësore familjare, kostot më të ulëta për taksapaguesit, jetë më të mira për fëmijët dhe më shumë para për familjet. Me rezultate si këto, ligji i prindërimit të përbashkët në Kentucky do të bëhet një ditë ligji i prindërimit të përbashkët në Amerikë e gjithkund.

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page