top of page

Vjehrrat, shkak i divorceve/Rritet frikshëm numri i familjeve që po shkatërrohen dhe divorceve ...

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Oct 7, 2020
  • 1 min read

Vjehrrat, shkak i divorceve/ Rritet frikshëm numri i familjeve që po shkatërrohen Numri i divorceve në vendin tonë po rritet çdo ditë, por cilat janë arsyet që i shtyjnë drejt divorcit shqiptarët? Avokate më një përvojë gati 25 vjeçare Denisa Daka rendit disa prej tyre. "Emigracioni, tradhtia bashkëshortore, dhuna fizike dhe psikologjike, varësitë ndaj bixhozit, drogës, problemet mendore, fizike dhe seksuale", shprehet avokatja. Sipas INSTAT-it numri i divorceve në 2018 ishte rreth 4900. "Po ju përmend rastin e një zonjë që erdhi e shoqëruar për të nisur procedurat e divorcit. Pyeta familjarët nëse ishin përpjekur që ta parandalonin këtë gjë, por mu përgjigjën se janë më keq se zonja nëpër familjet e tyre, dhe se kishin ardhur të shoqëronin atë këtë here", ka thënë Daka. Me gjithë përpjekjet që bëjnë çiftet për ta mbajtur martesën në këmbë, divorcet janë të pashmangshme. Numri i tyre vetëm vjen në rritje. "Ka raste kur mendësia mes tre brezave që jetojnë nën një çati dhe konfliktet për shkak të saj e bën të pamundur martesën. Ka raste kur burri e gruaja shkojnë shumë mirë më njëri tjetrin, por janë prindërit e bashkëshorttëve, pra vjehrri dhe vjehrra që ndikojnë për keq", tha Daka. Avokatja Daka tregon se ka ndjekur rreth 300 raste divorcesh gjatë punës së saj mbi dy dekada. "Numri vetëm rritet. Divorci nuk njeh moshë. Vijnë çifte me tre muaj martesë, si dhe çifte të moshës së tretë me 35 apo 45 vite martesë. Numri i çifteve që janë drejt divorcit është shumë më I madh nga ata që paraqiten në gjykatë", shprehet Daka. https://www.gazeta-shqip.com/.../vjehrrat-shkak-i.../

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page