Vrasjet në Shqipëri/ Rrëfimi tronditës i pastorit: Një i ri u nxit nga e ëma për t’u bërë kriminel!
- ndihmeperburra
- Sep 18, 2021
- 1 min read

Vrasjet në Shqipëri/ Rrëfimi tronditës i pastorit: Një i ri u nxit nga e ëma për t’u bërë kriminel!
Vrasjet dhe dhuna ndaj grave janë kthyer në një nga çështjet më shqetësuese në vendin tonë. Në lidhje me këtë, Pastori Paulin Vilajeti ka zbuluar fakte tronditëse mbi arsyet që çuan një person të bëhej kriminel. I ftuar në një emision gjatë mbrëmjes, pastori tregoi se një i ri shkoi drejt vrasjes, i nxitur nga e ëma e tij.
Pastori tha: Unë jam pastor dhe predikoj fenë. Familja është një problem shumë i madh në Shqipëri. Unë kam takuar vrasës, kam takuar njerëz që kanë bërë krime. Një burrë vret edhe sepse mbi të është ushtruar dhunë gjatë gjithë kohës. Kur kam folur me njërin, e kam pyetur, përse ke vrarë? Kam vrarë sepse nëna imë më thoshte, ti po han bukë, kurse vëllai yt po han dhe, çohu e vrite. Vrava që të shpëtoja nga dhuna e nënës time.
Comments