top of page

Xiaomi teston robotë humanoidë në fabrikën e makinave elektrike, kompania thotë se janë si “praktikantë”

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Mar 22
  • 1 min read

Lajmi u konfirmua nga Weibing, presidenti i kompanisë në një intervistë për CNBC

Sipas tij, 2 robotë humanoidë janë në gjendje të kryejnë 90% të një cikli pune brenda 3 orësh. Ata mund të realizojnë detyra të ndryshme në fabrikë. “Sfida më e madhe është që ata të arrijnë ritmin e fabrikës,” tha Weibing

Weibing shpjegoi se për momentin ata nuk kanë një rol të plotë operacional. “Robotët në linjat tona të prodhimit nuk kanë ende një rol zyrtar. Ata janë më shumë si praktikantë” tha ai

Sipas RBC Capital Markets, tregu global për robotët humanoidë mund të arrijë një vlerë 9 trilionë dollarë deri në vitin 2050, ku mbi 60% e këtij tregu mund të dominohet nga Kina

Në SHBA, Elon Musk po e pozicionon gjithnjë e më shumë Tesla-n si kompani robotike dhe të inteligjencës artificiale

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page