Zgjidh paqen tënde.Ca rrugë janë të vështira për t'u lënë pas por shkatërruese për të qëndruar në to
- ndihmeperburra
- Jul 31, 2022
- 1 min read

Ish një kohë kur ngordhje që njerëzit të të donin. U lute që të të shihnin a të të dëgjonin. Dëshiroje që ata të mund të shihnin thellësinë, të vërtetën dhe mesazhin përpara tyre. Fjalët, veprimet dhe mendësitë e tyre të largoninn, por gjithmonë e tërhiqje veten aty. Krijove justifikime si: "Por unë e dua atë/ato" "Por ata janë familja ime".
"Por ata kanë qenë në jetën time për kaq shumë kohë" Derisa më në fund i the vetes "Nuk mundem". Ka disa dhimbje, taktika dhe zbulime nga të cilat nuk mund të tërhiqesh ose të mos i shohësh – kështu që nuk e bën. Thjesht nuk kthehesh më kurrë. Personit që e ka hequr veten nga ai grup, miqësi, shoqëri ose marrëdhënie - beso që ndonjëherë vendimi i duhur nuk ndihet gjithmonë mirë dhe rrallë kuptohet nga masat. Zgjidh paqen tënde, mirëqenien dhe dashurinë për veten tënde gjithsesi. Disa rrugë janë të vështira për t'u lënë pas, por shkatërruese për të qëndruar në to. Morgan Richard Olivier, The Tears That Taught Me
Comments