Zgjidhi problemet sa më shpejt të jetë e mundur. Je në shtrat e po të zë një gjumë i mirë. Papritmas
- ndihmeperburra
- Jul 27, 2022
- 1 min read

Zgjidhi problemet sa më shpejt të jetë e mundur
Je në shtrat dhe po të zë një gjumë i mirë.
Papritmas sikur të vjen të urinosh.
Por tashmë ke zënë rehat në rroba dhe dhoma ndihet e ftohtë, ndaj ti zgjedh t'i rezistosh dëshirës për tu çuar për në banjë.
“Jam i sigurt se do më zërë gjumi për pak minuta” ka një arsye për të justifikuar dembelizmin tuaj.
Rrotullohesh në shtrat për nja 1 orë a 2, derisa më në fund shkon në banjë.
Urime, ke humbur kohë mes gjumit dhe banjës, ndërsa mund të kishe vajtur që në fillim e te kishe fjetur top.
Kur diçka po ndërhyn në jetën tënde, e madhe a e vogël, të sugjeroj ta zgjidhësh menjëherë.
Problemet që ke nuk do të largohen vetvetiu, ndaj për të patur një jetë më të mirë, zgjidhi ato sa më shpejt të jetë e mundur, veçanërisht aq më mirë kur problemet sapo lindin.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comments