top of page

Ç’do të thotë dashuri për fëmijët 4-8 vjeç? Studiuesit i pyetën dhe përgjigjet që morën ishin më të

  • Writer: ndihmeperburra
    ndihmeperburra
  • Aug 29, 2021
  • 2 min read


Ç’do të thotë dashuri për fëmijët 4-8 vjeç?

Studiuesit i pyetën dhe përgjigjet që morën ishin më të thella nga sa imagjinoni!

Dashuria është kur gjyshja s’përkulet dot, ndaj gjyshi edhe pse i dridhen duart, ulet e i pret thonjtë – Rebecca 8 vjeç Kur dikush të do, mënyra se si e thotë emrin tënd është ndryshe. Ti e di që emri yt është i sigurt në gojën e tij – Billy 4 vjeç Dashuria është kur dilni për të ngrënë dhe i jepni tjetrit shumicën e racionit tuaj – Chrissy 6 vjeç Dashuria është ajo që të bën të buzëqeshësh kur je i lodhur – Terri 4 vjeç Dashuria është kur mami i bën kafe babit dhe e provon para se t'ia jape – Danny 8 vjeç Dashuria është të fillosh të duash dikë që e urren – Nikka 6 vjeç 'Dashuria është kur i thua një djali që të pëlqen këmisha e tij dhe ai e vesh atë çdo ditë – Noelle 7 vjeç Dashuria është kur babi i jep mamit copën më të mirë të pulës – Elaine 5 vjeç Dashuria është kur qeni yt të lëpin edhe pasi e ke lënë vetëm gjithë ditës – Anne 4 vjeç Dashuria është kur babi sheh mamin në tualet dhe nuk i shpifet – Mark 6 vjeç

Fituesi është një fëmijë 4 vjeç, që kur pa komshiun duke qarë, një plak që i kish vdekur gruaja, iu ngjit në prehrin e tij dhe ndejti aty. Kur e ëma e pyeti se çfarë i kishte thënë fqinjit, djali i vogël tha: 'Asgjë, thjesht e ndihmova të qajë.'

Comments


  • Facebook
  • Instagram
  • Whatsapp

Ndihmë për meshkuj, burra dhe baballarë

© 2020 by Ndihme per burra

Proudly created with Wix.com

Kontakt / Kerko konsulte

Pyet çdo gjë

Faleminderit që na u drejtuat!

Do pergjigjemi se shpejti!

bottom of page