Ç’po ndodh me burrat në Shqipëri?Ndodh sërish në Fier/ Dhëndri tenton të vetëvritet me thikë ...
- ndihmeperburra
- Sep 29, 2020
- 1 min read
Ç’po ndodh me burrat në Shqipëri? Ndodh sërish në Fier/ Dhëndri tenton të vetëvritet me thikë në shtëpinë e vjehrrit Një 36-vjeçar ka tentuar të vetëvritet në Fier, rasti i dytë në shtëpinë e vjehrrit. Sipas burimeve zyrtare, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Patos. Policia deklaron se rreth orës 08:30, në banesën e vjehrrit të tij, dyshohet se ka tentuar të vetëvritet me mjet prerës (thikë), shtetasi 36 vjeç, banues në Tiranë. Aktualisht 36-vjeçari ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Mbrëmjen e 19 shtatorit, 6 ditë më parë një tjetër i ri tentoi të vetëvritej me armë zjarri në banesën e vjehrrit pas konflikteve me bashkëshorten. Pas orësh të tëra negociatash mes policisë së Fierit, forcave RENEA dhe 31-vjeçarit ai u dorëzua dhe u arrestua, teksa iu sekuestrua automatiku. https://www.balkanweb.com/ndodh-serish-ne-fier-dhendri.../
Comments