Ç’është vetëvlerësimi? Psikologjia e përkufizon si ndjenjën e përgjithshme të vetëvlerësimit ose ...
- ndihmeperburra
- Feb 20, 2021
- 2 min read
Ç’është vetëvlerësimi?
Psikologjia e përkufizon si ndjenjën e përgjithshme të vetëvlerësimit ose vlerës personale të individit, sa e vlerësojmë dhe na pëlqen vetja.
Shumë faktorë ndikojnë në vetëvlerësimin tonë. Gjenetika, përvojat e fëmijërisë dhe mosha, janë jashtë kontrollit tonë. Por faktorë të tjerë si qëndrueshmëria, forca, mendimet dhe rrethanat tona personale mund të menaxhohen.
Vetëvlerësimi nuk është një gjendje mendore e përhershme, por ndryshon me kalimin e kohës. Vetëvlerësimi kryesisht varet nga situata aktuale në të cilën ndodhemi. Ajo që po kaloni aktualisht ose çfarë ju ka ndodhur në të kaluarën nuk përcakton se si do të ndiheni nesër.
Është e vështirë të mbash marrëdhënie të shëndetshme, të shkëlqesh në punë, të përballosh mirë situatat stresuese dhe të jesh i lumtur nëse të mungon ndjenja e vetëvlerësimit. Pa të s’mund të angazhohemi për diçka, tu qëndrojmë vendimeve tona dhe të ndërmarrim rreziqe të llogaritura. S’mund të punosh mirë nëse vazhdon të hamendësosh veprimet e tua.
Si përmirësohet vetëvlerësimin? Në 1890, William James, "babai” i psikologjisë amerikane tha se vetëvlerësimi bazohet në dy elemente: Arritjet tona aktuale dhe aspiratat tona. Ai e demonstroi këtë ide me një ekuacion:
Vetëvlerësimi = suksesi/pretendimet
Vetëvlerësimi ynë diktohet nga sa mirë po ia dalim në jetë (suksesi) pjesëtuar me sa mirë ndihemi për veten (pretendimet). Vetëvlerësimi i mirë është rezultat i të pasurit më shumë sukses sesa pretendime.
Nëse do të bëhesh i shkëlqyer në diçka, duhet të dish se në çfarë je i mirë dhe çfarë konsideron të rëndësishme.
Nëse ndihesh sikur s’mund të bësh asgjë, atëherë je duke bërë gjënë e gabuar.
Shumë njerëz bëjnë gjëra që nuk korrespondojnë me pikat e forta të tyre dhe ata dështojnë.
Ndërsa kemi më shumë sukses në jetë, vetëvlerësimi ynë rritet. Prandaj, pyet veten: A po bën diçka në të cilën mund të jesh i shkëlqyer?
E rëndësishme është të përqendrohesh në pikat e tua të forta, aftësitë dhe fushat ku mund të arrish diçka domethënëse. Vetëvlerësimi do të të rritet keshtu.
Comments