Çfarë dinë të pasurit?
- ndihmeperburra
- Oct 15, 2022
- 1 min read

Çfarë dinë të pasurit?
Shumica e njerëzve luan futboll duke ndjekur topin dhe fokusohet në mënyrë obsesive në përmirësimin e aftësive të veta për të luajtur futboll.
Të pasurit fokusohen në mbajtjen gjallë të lojës dhe përmirësimin e përvojës së tifozëve dhe lojtarëve të tyre.
Shumica lufton për të dominuar njëri-tjetrin, investon shumë kohë e energji në stërvitje duke u përpjekur të bëhet më e fortë dhe e shpejtë se lojtarët e tjerë.
Të pasurit fokusohen në ndërtimin e stadiumeve më të mëdha e më të mira për të shitur më shumë bileta ndërsa luftojnë për të ndërtuar një ekip fitues.
Miliona lojtarë nga shumica duan të jenë pjesë e ekipit. Konkurrenca është e ashpër, pankina është plot, por ata nuk shohin lojën e madhe, ata thjesht duan të jenë lojtarë në lojë.
Të pasurit ngrenë lojtarët i bëjnë yje, i bëjnë heronj dhe fitojnë para duke shitur fanellat me emrin e lojtarit të tyre.
Lojtarët bëhen të famshëm duartrokiten dhe shpërblehen, më pas zëvendësohen me të rinj. Pastaj harrohen.
… dhe loja vazhdon.
Për t'iu përgjigjur pyetjes, ç’dinë të pasurit? Të pasurit dinë të organizojnë garën e përsosur në mënyrë që të tjerët të duan të luftojnë për një vend në të.
Do të dish më shumë? Kontakto fb Ndihme per meshkuj, burra dhe baballare, kemi kënaqësi të ndihmojmë!
Comentários