Çfarë pret të ndodhë nëse e rrit fëmijën me urrejtje për babain e tij? Pret që ai të bëhet i rritu..
- ndihmeperburra
- Sep 9, 2020
- 1 min read
Çfarë pret të ndodhë nëse e rrit fëmijën me urrejtje për babain e tij? Pret që ai të bëhet i rritur i qëndrueshëm dhe i dashur? Kur ti e mëson fëmijën të mohojë dhe refuzojë mishin dhe gjakun e vet, ti e programon atë që të urrejë dhe refuzojë çdo gjë në jetë që nuk do t’i vijë për shtat. Ndërsa ti shfaqesh si prindi perfekt se fëmija nuk ka plagë të dukshme, madje u ke blerë plot gjëra, mos dysho kurrë që abuzimi psikologjik dhe emocional ka çmim të rëndë. Ai fëmijë do ketë probleme në adoleshencë dhe i rritur. Detyra jote si prind është ta ruash e rrisësh marrëdhënien e fëmijës me prindin tjetër. Pavarësisht të pëlqen ose jo. Po nuk bëre këtë, fëmija do ketë pasoja tejet të rënda. Por ato nuk do duken derisa fëmija të jetë rritur e të mos përballojë si duhet jetën, pijet, drogat, hardallosjet. Të trajtojë keq të tjerët. Sjellja e tij do të të tregojë çdo gjë. Atëherë do e kuptosh tamam se si sjellja jote egoiste e sotme ndikon fëmijën që po rritet.
Gëzuar ditëlindjen biri im, të dua shumë!
Comments