Çfarë të bësh kur nuk je mirë.
- ndihmeperburra

- Jun 7, 2019
- 2 min read
Çf
arë të bësh kur nuk je mirë.
Për të dalë nga gjendja jo e mirë, duhet të bësh diçka, ndryshe mbetesh ku je. Por argumentet nuk funksionojnë dhe ti nuk ke qejf të bësh asgjë, thjesht preferon të rrish vetëm në shtëpi ose të flesh.
Shkruaj si ndjehesh. Mundohu të shënjestrosh burimin e tyre. Për shembull, nëse ndihesh i trishtuar se je zënë me gruan, shkruaj se si do ishe ndier nëse nuk do të ndodhte. Shkruaj pse ndodhi, si mund të ndreqësh lidhjen. Shkruaj. Sepse zakonisht, arsyet janë budallaqe. Por mund ti kuptosh vetëm pasi t'i shkruash. Artikulimi i mendimeve të jep qartësi. Kur mban gjithçka në kokë, është e lehtë ta teprosh.
Kur ndihesh keq, ke tendencë të fajësosh të tjerët për situatën. Por, të fajësosh Perëndinë ose të tjerët për gabimet e tua ka një jetë të shkurtër. Ti e kupton shumë shpejt se jeta jote nuk është faji i tyre. Kështu thyen ciklin e vetë-keqardhjes sepse tërhiqesh në dialog, mendon edhe për personin tjetër. Ndalon fokusimin vetëm në gjendjen tënde dhe arrin me imagjinatën dhe konsideratën përtej vetes. Shkruani për çfarë je mirënjohës dhe spjego hollësisht pse je mirënjohës.Truri yt mund të mendojë vetëm një mendim në kohë; nëse e urdhëron të kërkojë për gjëra pozitive, do ta bëjë dhe nuk do jetë në gjendje të përsërisë mesazhet helmuese dhe të të nxisë me arsye për gjendjen jo të mirë. Gjej dikë që ka një problem dhe ndihmoje këtë person. Ndihma nuk duhet të jetë e madhe, p.sh. ndihmo fëmijën me detyrat ose gruan për të larë enët, por sigurohu që ta bësh në praninë e tjetrit. Kështu ti merresh me aktivitet dhe heq mendjen nga gjendja jote tek problemi i personit tjetër dhe nuk mendon vetëm për veten . Mendo për të tjerë që e kanë më keq. Gjithmonë ka njerëzi që janë më keq se ti dhe e kapërcejnë. Nëse ata mund ta bëjnë këtë, nuk ke asnjë justifikim që të ndjehesh keq për veten. Kjo largon mendjen nga qëndrimi në situatën ku je dhe perceptimi që njerëzit më keq se ti nuk heqin dorë apo humbasin shpresën, zvogëlon shqetësimet e tua - Michal Stawicki




Comments