Çfarë është me të vërtetë divorci për burrat mbi 40 vjeç.
- ndihmeperburra

- Oct 15, 2019
- 1 min read
Jeta pas divorcit për burrat mbi 40 vjeç është shumë e ndryshme nga ajo që të afërmit, shokët dhe miqtë e tyre të martuar kujtojnë se është.
Shokët dhe miqtë e tyre mendojnë se të divorcuarit nuk duhet të humbin fare kohë por të dalin dhe të lidhen me sa më shumë femra të munden dhe se me siguri kjo automatikisht do t'i ndihmojë ata të kapërcejnë situatën pas divorcit.
Realiteti është që nuk gjen një burrë të vetëm qëtë kapërcejë kaq shpejt dhe lehtë nga jeta e një burri të martuar, e që kujtonte se ishte lumturisht i martuar, në jetën bazike të një playboy.
As burrat që kanë tradhëtuar gratë e tyre nuk mund ta bëjnë këtë kaq lehtë.
Meshkujt mbi 40 vjeç kanë nevojë për kohë për t'u zhvendosur nga të qenit burrë familjar, në të qenit një baba i vetëm - sepse nuk mund të fshish kaq thjesht stilin e jetës që ke pasur për shumë vite.
Nuk është proces i kollajtë dhe i shpejtë, por është më shumë një proces me disa hapa dhe që merr gjithë kohën e nevojshme, si çdo plagë për tu shëruar.




Comments