Çmimet e ushqimeve 100% sa në BE, të ardhurat 41% e BE – për herë të parë në 2024, çmimet e ushqimeve në Shqipëri më të shtrenjta se në Europë
- ndihmeperburra
- Jun 19
- 1 min read

Të dhënat e fundit të Eurostat, që mat indeksin e çmimeve, i matur sipas barazisë së fuqisë blerëse, për shtetet e BE dhe vendet kandidate e konfirmojnë këtë tendencë
Nga viti 2005 deri në 2018, çmimet e ushqimeve në Shqipëri ishin sa 68-78% e mesatares së BE. Nga 2018 filloi kërcimi i tyre, teksa në 2023, çmimet në Shqipëri ishin vetëm 7% më të lira se mesatarja e BE. Ndërsa në 2024 çmimet u barazuan për herë të parë, madje e tejkaluan lehtë me 0.1%
Ushqimet më të shtrenjta për familjet shqiptare në raport me BE-në janë vezët, djathi dhe qumështi, që kanë kërcyer në 131% të mesatares së BE
Edhe ushqimet e tjera janë rreth 25% më shtrenjtë se në BE. Pijet joalkoolike janë 19% më shtrenjtë se në Europë. Më lirë shqiptarët blejnë cigaret që kushtojnë sa 47% e mesatares europiane
Çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë thuajse të njëjta sa në Gjermani e Itali, por më shtrenjtë se në Spanjë, Çeki, Poloni, dhe janë më të shtrenjtat në rajon
Comments